Vera Ora në një rrëfim të sinqertë, Ja cfare pune ne shtepi ben Rita Ora
Së fundmi, Vera Ora, mamaja e Ritës në një intervistë për “Euronews Albania” ka rrëfyer emocionet e saj teksa ndiqte koncertin e së bijës në Tiranë, fillimet e karrierës së saj, madje edhe si është Rita brenda mureve të shtëpisë.
“Rita bën shumë performanca dhe secila është shumë interesante, por në Shqipëri është speciale për ne si familje edhe për Ritën sepse ajo e din që është në një vend që njerëzit e duan dhe e ka atë sinqeritetin që të shprehet shumë më lehtë dhe e ndjen afërsinë.
Kjo performancë ka qenë shumë eksplozive dhe me energjinë e saj”,– u shpreh fillimisht Vera. Fillimet e karrierës në muzikë të autores së hitit “Your Song”, nuk janë shumë të ndryshme nga një pjesë e madhe e artistave të tjerë.
Mamaja e Ritës u shpreh se shkak i angazhimeve të saj, ajo nuk e kishte dalluar talentin e vajzës. Rita u pikas në një shfaqje të shkollë. “E morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve dhe kishte marr një rol kryesor në këndimin në shfaqje.
Unë e kam pasur djalin shumë të vogël, 6 muajsh dhe kur ikëm atje i them bashkëshortit ‘Besnik kjo këndon shumë mirë’. Unë u befasova”, shtoi nëna e artistes. Ky ishte hapi i parë i Orës në muzikë, për të mos ndaluar më pas duke u angazhuar në korin e shkollës dhe fill pas kësaj duke marrë pjesë në një audicion për një shkollë muzike, të cilin e fitoi.