U be nene per here te pare, ja emri qe i vendosi Zhaku te birit dhe çfare kuptimi ka

Artistja Inida Gjata, e njohur me emrin e artit Zhaku, ka qenë e ftuar në emisionin Rudina, ku dha për herë të parë lajmin e bukur se është bërë nënë. Ajo ka treguar edhe emrin e djalit të saj. Vogëlushi ka një emër shumë të veçantë, Amon.

E pyetur se përse i ka vënë këtë emër, Zhaku ka treguar se ka dashur ti vendosë një emër me kuptim dhe emri Amon në Egjiptin e lashtë do të thotë “bir i popullit”. Inida Gjata: Me shumë kënaqësi e pranova ftesën për të ndarë me ty këtë përvojën e re të të qenit nënë për herë të parë. Të falënderoj për mirësinë që shfaqe në prezantim dhe të uroj shumë sukses në sezonin e ri.