Shumë qytetar janë duke pritur, Ja Shteti që do jep bonusin prej 500 €
Të gjitha pagesat në vlerë prej 500 euro do të përfundojmë deri në fund të javës së parë të tetorit, Shumë njerëz janë ende duke pritur për bonusin prej 500 € për klimën dhe inflacionin, megjithëse qeveria federale ka premtuar se do t’ua paguajë atë automatikisht të gjithëve që nga shtatori, raportoi transmetuesi publik ORF.
Sipas kompanisë Linz IT Programmierfabrik, e cila programoi bazën e të dhënave pas sistemit, pagesat janë ende në vazhdim. Drejtori menaxhues, Wilfried Seyruck, tha: “Ne kemi bërë 300,000 transferime çdo ditë që nga 5 shtatori, por duhet edhe pak kohë që të përfundohen në total.
“Prandaj, do të na duhen 25 ditë derisa të gjithë 7.4 milionë pretenduesit të kenë marrë transferimin. Të gjitha pagesat duhet të përfundojmë deri në fund të javës së parë të tetorit”, shprehet ai.