Qeverisë i kërkohet përkrahje edhe për punëtorët e sektorit privat dhe të jepen nga..

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës duke vlerësuar situatën e rënduar të bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat si pasojë e goditjes nga pa nde mia në Ukrainë, rritjes enorme të çmimeve të produkteve të shportës familjare, naftës, gazit dhe shumë produkteve të tjera, kërkon nga Qeveria e Kosovës, konkretisht nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përkrahje direkte dhe pa kushtëzime për punëtorët dhe sektorin privat.

Rikujtojmë se janë mbi 250 mijë punëtorë të punësuar në sektorin privat të cilët mbajnë familje dhe jeta u është rënduar për shkak të gjendjes ekonomike të krijuar në vend, e të cilët mund të mos përfitojnë nga kjo pako e re e masave e paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës, pasi e vetmja pikë e paraparë për këtë kategori, në kuadër të kësaj pakoje, është kushtëzimi prej 50% të rritjes së pagës deri në 100 euro për tre muajt e parë, ku realizimi i së njëjës do të jetë shumë i vështirë për një pjesë të madhe të bizneseve”.

“Kjo pasi punëdhënësit e sektorit privat e që janë shumicë, do ta kenë shumë vështirë të bëjnë ngritjen e pagave për punëtorët e tyre, për shkak se të njëjtit kanë probleme me inkasim të mjeteve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare për bizneset e tyre, në mënyrë që të njëjtat të mos falimentojnë.