Në familjen time flasin te gjithe Shqip, Aktori turk Can flet për origjinën e tij shqiptare
Aktori shumë i njohur nga serialet turke Can Yaman vitin e kaluar deklaroi se është me prejardhje shqiptare. Lidhur me këtë lajm që asokohe bëri bujë në media, aktori ka folur së fundmi në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Klan Kosova. Can ishte i ftuar me kolegen e tij, Demet Ozdemir dhe gjatë intervistës tha se në familjen e tij flasin shqip megjithatë ai nuk e ka mësuar gjuhën tonë.
“Nga ana e babait jam me prejardhje shqiptare me prejardhje nga Prishtina. Gjyshi im është rritur në Prishtinë, gjyshja ime në Shkup. Në vitin 1959 kemi ardhur në Stamboll. Të afërmit nga babai flasin shqip. Kushërinjtë e largët. Ngaqë nuk jam takuar me ata nuk i njoh. Të afërmit si dajat e babait tim, vëllezërit e gjyshes.