Moti bën kthesën e papritur, rikthehen për dy ditë rrebeshët e shiut, më pas deri në…

Moti do të jetë ideal për të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë këtë fillim Shtatori. Sinoptikania Lajda Porja gjatë një lidhjeje live u shpreh se temperaturat e larta do të vijojnë deri më datë 20 Shtator.

“Duke përjashtuar këtë fundjavë pasi e shtuna dhe e diela do të sjellë rënie të temperaturave, do thoja që deri në datën 15 dhe jo vetëm, deri në datën 20 Shtator temperaturat janë shumë më të larta krahasuar me vlerat që duhet të shënohen.

Termometri në shumë qytete të Shqipërisë do ta kalojë 30 gradë. Parashikohet që deri në datën 20 të gjithë ata që mundësojnë për të vajtur për pushime do thoja që është mot ideal ku termometri do jetë në bregdet nga 28 deri në 30 gradë”.

Sa i përket kësaj jave, Porja tha se moti do të jetë i qëndrueshëm. Vetëm të shtunën pritet që të ketë reshje shiu. “Do të thoja që deri ditën e premte do jetë një javë e qëndrueshme, moti do të jetë i kthjellët, vranësirat do të shfaqen pas mesditës kryesisht në zonat malore, megjithatë nuk priten reshje.