Greqia ndryshon ligjin për Emigracionin, Ja se cfarë përfitimesh do të kenë shqiptarët tash

Zbardhen të gjitha përfitimet që do të kenë shqiptarët që zotërojnë lejen unike të qëndrimit. Kështu do të ofrohet një trajtim i barabartë i punonjësve, të cilët do të gëzojnë të njëjtin trajtim me vendasit.

Mbajtësit e lejes biometrike do të kenë të drejtën e hyrjes dhe qëndrimit në territorin grek si dhe qarkullimin e lirë, me kufizimet që parashikon ligji zona të sigurisë,të drejtën për të ushtruar veprimtarinë për të cilën kanë marrë vizën kushtet e punësimit.

Si dhe kërkesat lidhur me shendetin dhe sigurinë në vendin e punës; të drejtën për grevë dhe veprimtarinë sindikale, sipas legjislacionit kombëtar, lirinë e grumbullimit, të aderimit dhe pjesëmarrjes në shoqata punonjësish apo punëdhënësish apo çdo lloj shoqate profesionale.