Duke ngrene 5 here ne dite, Metoda e re qe do t’iu largoj yndyren e barkut
Vetëm në një kilogram të vetëm të peshës trupore gjenden 3500 kalori. Një deficit në kalori prej afro 500 kalorish në ditë do të rezultojnë në një humbjen e një kg të peshës në javë.
Ngrënia e vakteve të shpeshta gjatë ditës është shumë e rëndësishme kur përpiqen të humbisni peshë.Kjo mënyrë ju ndihmon të kontrolloni oreksin tuaj, tëparandaloni të ngrënit e tepërt gjatë vakteve dhe thuhet se përmirëson funksionin e metabolizmit gjatë gjithë ditës.
Më poshtë ju njohim me disa hapa të thjeshtë që do t’ju ndihmojnë të ruani ekulibrin e duhur në mënyrën e të ushqyerit dhe rrjedhimisht edhe të peshës tuaj.Konsumoni ushqim çdo tre orë.
Një ditë ideale e të ngrënit duhet të përfshijë mëngjesin, një meze të lehtë gjatë paradites, drekën, meze të lehtë gjatë pasdites dhe darkën.Ngrënia e pesë deri në gjashtë vakteve të vogla çdo ditë ju ndihmon të shmangni ngrënien e tepërt në kohën e vakteve. Kur i afrohesh tavolinës i uritur, fillon të hash pa mend, gjë që çon në konsum të tepruar.