Dje zbuloi gjininë e bebit, sot Einxhelit i ndodh e papritura: Larg syri i keq

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, janë një ndër çiftet që dolën nga “Big Brother VIP” dhe vijojnë ta ruajnë marrëdhënien e tyre, tashmë më të fortë se kurrë.

Së fundmi, ata kanë zbuluar edhe gjininë e bebit dhe ndanë me publikun lajmin e bukur, që ata po presin një djalë.Por pas festës për zbulimin e gjinisë, Einxhel u përball me një të papritur. Në “Instastory”-n e saj ajo ka publikuar një foto ku tregon një vazo lulesh të thyer.

“Larg syri i keq”, ka shkruar moderatorja. Ndërkohë, pak kohë më parë, pasi konfirmuan se ata janë në pritje të një fëmije, Einxhel dhe Dagz kanë folur në një intervistë lidhur me emocionet e tyre. Ata nuk i kursyen as detajet më të vogla, ku treguan se si e pritën familjarët e tyre, të cilët nuk e prisnin kaq shpejt ardhjen në jetë të një nipi.

Familjarët e Dagz kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel e ka pasur të vështirë t’ia thoshte lajmin babait të saj, i cili nuk e priste një fëmijë kaq shpejt.